Abrashi në SBASHK: Do t’i ndërpresim praktikat e injorimit të kuadrove të Prishtinës në arsim
Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 19 October 2017
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, gjatë një takimi që ka zhvilluar me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka thënë se do t’i ndërpresim praktikat e injorimit të kuadrove të Prishtinës gjatë punësimeve në sektorin e arsimit, siç ka ndodh në katër vitet e shkuara.
“Kuadrot e Prishtinës do të kenë përparësi gjatë punësimeve në arsim, jo vetëm për faktin se janë nga këtu, e njohin më mirë mentalitetin, por edhe për shkak se nga ajo që kemi dëgjuar, numri i orëve të humbura është shumë i madh pikërisht për faktin që shumë mësimdhënës udhëtojnë nga komunat tjera dhe nuk arrijnë me kohë dhe shumë herë ndodh që i humbin orët e para”, ka thënë Abrashi.
Ai tha se është bërë diskriminim ndaj kuadrove të Prishtinës, pasi që 90% e të punësuarve në sektorin e arsimit janë nga komunat e tjera. ”Ka pasur mësimdhënës nga një fshat që i ka plotësuar kushtet, ndërsa në të njëjtin fshat është pranuar dikush nga një komunë tjetër”, është shprehur Abrashi, duke theksuar se nuk ka asgjë kundër kuadrove të komunave tjera, por nuk ka arsye të anashkalohen kuadrot prishtinase nëse i plotësojnë kushtet.
Ai tha se vërejtje tjetër nga SBASHK ka qenë mungesa e transportit për mësimdhënës, megjithëse diçka e tillë është në kontratën kolektive.
Edhe për këtë çështje Abrashi ka premtuar angazhim të madh dhe gjithçka do të zgjidhet në bashkëpunim të ndërsjellë. Sigurimi i një zyre për Sindikatën e Prishtinës ka qenë një kërkesë tjetër e sindikalistëve të kryeqytetit, për çka është premtuar zgjidhje e shpejtë nga Abrashi.
Kryetari i sindikatës së arsimit fillor dhe të mesëm, Ahmet Pllana, ka thënë se gjatë kohës sa ishit ministër kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyeshëm. Ai tha se Abrashi ka qenë iniciatori kryesor për rritjen e pensioneve dhe kjo ka bërë që mijëra punëtorë të arsimit që kanë arritur moshën, tashmë kanë pensione të dinjitetshme.
Edhe Mustafë Krasniqi ka thënë se është shqetësuese fakti që mbi 90 për qind e të punësuarve në Komunën e Prishtinës janë aktivistë partiakë dhe nga komunat tjera.
“Ajo që është edhe më keq, kemi informacione të sigurta se ata që janë të punësuar nëpër fshatra, nuk e dinë as ku gjendet ai fshat dhe fillimisht kanë problem për ta gjetur, prandaj raste të tilla nuk do të ndodhin. Ju jeni për t’i mbrojtur interesat e mësimdhënësve, ndërsa jam i bindur se edhe kryetari do ta japë maksimumin e tij”, është shprehur Krasniqi.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...