Lajme

Abrashi: Kosova po bën hapa konkret për realizimin e projekteve të zotuara në Shtëpinë e Bardhë

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 16 October 2020

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka thënë se Kosova po bën hapa konkret për projektet infrastrukturore të zotuara në Shtëpinë e Bardhë.

Këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për media, në të cilën ka prezantuar 100 ditshin e punës së tij.

Ministri Abrashi ka thënë po ashtu se projektet infrastrukturore që janë prezantuar në SHBA më 4 shtator janë ndër projektet më strategjike që kanë marrë mbështetjen nga Shtëpia e Bardhë dhe po mbështeten tash edhe nga Bashkimi Evropian.

-Advertisement-

Madje, për autostradën Besi-Merdare, që është ndër projektet e zotuara në Uashington, Abrashi tha se do të nisë të ndërtohet në pranverë që ka kosto deri 250 milionë euro.

“Të hënë e ardhshme do t’i takojë zyrtarët e DFC-së dhe besoj që jemi një hap para finalizimit të marrëveshjes financiare. Kam dorëzuar tek ta(DFC) studimin e fizibilitetit që për autostradë ekziston, e dimë sa kushton, e dimë trasenë dhe si do të duket. Prandaj, për këtë projekt mund të fillojmë shumë shpejt dhe tani flasim vetëm për mobilizim të fondeve për me u realizuar ky projekt. Tek hekurudha duhet fizibiliteti, edhe për hekurudhën në drejtim të Merdares, edhe për pjesën deri në detin Adriatik. Fizibiliteti përfundon këtë vit për këto dy projekte hekurudhore… Unë besoj që autostrada Besi-Merdare fillon gjatë pranverës së vitit të ardhshëm”, tha Abrashi.

Ndërsa, sfidë për këtë Abrashi thotë se mbetet shpronësimi i pronave, ku kanë mbetur pezull mbi 300 projekte infrastrukturore, edhe pse ka buxhet të mjaftueshëm për realizimin e tyre.

Ministri Abrashi foli edhe për rrugën Podujevë – Prishtinë, për të cilën tha se është paraparë që të hapen llote të reja dhe punime me intensitet më të lartë, pasi si ky projekt ka mbetur mbrapa./Gazeta inFokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera