Lajme

Abrashi ka një lajm të mirë për punëtorët kosovarë

Autori: Gazeta inFokus 11:49 | 23 May 2017
Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenës Sociale, Arban Abrashi ka thënë se rritja e pagës minimale do të ndodh së shpejti.

Ai ka thënë se gjatë javës do të përfundojnë udhëzimet për pagën minimale, ndërsa që do të presin edhe udhëzimet e Odës Ekonomike dhe Aleancës së Bizneseve.

Abrashi në një postim në facebook ka thënë se më rëndësi është që në Kosovë nuk do të ketë më paga nga 135 euro, shkruan lajmi.net.

“Javën e kaluar mbajtëm mbledhjen e rregullt të Këshillit Ekonomik Social”.

-Advertisement-

“Prezentuam analizat e fundit rreth pagës minimale. Në Ministri gjatë javës do të përfundojmë udhëzimin për pagë minimale, kurse nga Oda Ekonomike dhe nga Aleanca e Bizneseve presim qëndrimet e tyre rreth pagës minimale”.

“Me rëndësi se në Kosovë, nuk do të ketë më paga nga 135 euro, ne synojmë pagë minimale më të lartë se aktualja prej 170 euro”, ka shkruar Abrashi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera