Lajme

Abrashi i LVV-së: PDK e pat pas zgjidhjen për Veriun, me ja dhënë Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 23:47 | 10 December 2022

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, i është kundërpërgjigjur kritikave të opozitës ndaj qeverisë lidhur me situatën e krijuar në veri të Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi, Abrashi ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës e ka pasur zgjidhjen për pjesën veriore të vendit. Sipas tij zgjidhja e tyre ka qenë që veriu t’i jepet Serbisë.

“PDK e pat pas zgjidhjen për Veriun. Me ja dhënë Serbisë. Madje edhe kontrata të majme të lobimit patën nënshkruar. Andaj, ju njohim mirë. Ju kemi parë. Natën e mirë”, ka shkruan Abrashi në Facebook./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera