Lajme

Abrashi: Haradinaj do të flasë nga Sheshi “Zahir Pajaziti”

Autori: Gazeta inFokus 18:11 | 26 April 2017

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Abrashi,ka thënë se presin që kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, të lirohet nga mbajtja në Francë.

Ai ka deklaruar se, në bindjen e tij, drejtësia franceze nuk ka më asnjë arsye për ta mbajtur Haradinajn; lirimi i të cilit sipas Abrashit do të ishte triumf i drejtësisë.

“Interesimi është shumë i madh, pasi nesër në orën 09:00 pritet të merret vendimi për kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Ka një optimizëm të madh, që nesër do të merret vendimi që ai të kthehet në Kosovë. Besoj që nesër do të fitojë së pari drejtësia; do të fitojë Ramushi, do të fitojë Kosova”, tha Abrashi në Info Magazine të Klan Kosovës.

-Advertisement-

“Besojmë plotësisht në drejtësinë franceze dhe jemi të bindur që nesër ai do të lirohet. Do të kemi një organizim në selinë e AAK-së dhe në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, ku masës do t’i drejtohet Ramush Haradinaj”.

“Këta tre muaj e gjysmë duhet të kenë qenë të mjaftueshëm që drejtësia franceze të marrë vendimin e duhur. Nuk ka më asnjë arsye që ai të mbahet më në Francë”.

“Të gjithë atë që e kemi dëgjuar nga mediat serbe për Haradinajn ka qenë e pritshme dhe jobefasuese. Por ai e ka kaluar sfidën e madhe, në Hagë. Jam i bindur që nuk ka më asnjë arsye që Ramushi të mbahet në Francë”, tha Abrashi. /Klan Kosova/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera