Lajme

Abrashi fton punë kërkuesit të aplikojnë për punë

Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 24 May 2017

Ministri në largim, Arban Abrashi  ka njoftuar për shumë vende të lira pune në Kosovë.

Abrashi ka dhënë detaje rreth këtyre vendeve të lira, duke bërë thirrje të rinjve që të aplikojnë dhe ta shfrytëzojnë këto mundësi, këto komente Abrashi i bëri në Facebook, përcjell GazetaBlic.

Shënimi i plotë:

-Advertisement-

Mundësi për 1160 punëkërkues
Pas një pune disa mujore, në bashkëpunim me GIZ, sot lansojmë programin e nxitjes së punësimit përmes skemës së subvencionimit të pagave dhe trajnimit në punë.
Në ofertë janë mundësi për 500 subvencionime të pagave, 360 praktikantë në sektorin e veshmbathjeve apo rrobaqepësi, 100 praktikantë në sektorin e përpunimit të drurit, 100 praktikantë në sektorin e përpunimit të metalit dhe 100 praktikantë në sektorin e Teknologjisë Informative.
Pra në total kemi mundësi për 1160 punëkërkues. Ftohen të gjithë bizneset dhe punëkërkuesit e interesuar mund të aplikojnë pranë zyreve të punësimit për këtë mundësi të shkëlqyeshme.
Urime

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera