Lajme

Abrashi falënderon Jahjagën

Autori: Gazeta inFokus 15:39 | 28 April 2017

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, e ka falënderuar ish presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga,  për përkushtimin e saj ndaj kauzës së të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës

Abrashi ka thënë se edhe gjatë kohë sa ishte presidente por edhe tani është angazhuar vazhdimisht për të ndihmuar rehabilitimin dhe integrimin e të mbijetuarave në shoqëri, transmeton Infokusi.com

Postimin e plotë të Abrashit mund ta lexoni më poshtë:

-Advertisement-

“E falenderoj Presidenten Atifete Jahjaga për përkushtimin e saj ndaj kauzës së të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Si Presidente, ka qenë në krye të këtij procesi përmes Këshillit Kombëtar të themeluar nga vet ajo enkas për këtë çështje. Dhe tash si ish-Presidente vazhdon të jetë po aq e angazhuar për të ndihmuar rehabilitimin dhe integrimin e të mbijetuarave në shoqëri.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera