Lajme

Abrashi bisedoi për arritjen e një marrëveshje ndërshtetërore për sigurime sociale me Austrinë

Autori: Gazeta inFokus 09:02 | 06 July 2017

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z.Arban Abrashi, prit sot ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, me të cilin u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që ka MPMS me Ambasadën e Austrisë në Prishtinë dhe Agjencinë për Zhvillim të Austrisë.

Ministri Abrashi njoftoi ambasadorin për përkushtimin e MPMS-së në adresimin e çështjeve që lidhen me mirëqenien e qytetarëve dhe kërkoi mbështetjen e qeverisë austriake në këtë rrugëtim.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe mbështetja për Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës dhe inicimi i negociatave ndërshtetërore për arritjen e një marrëveshje për sigurime sociale.​

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera