Lajme

Abott: Është koha që Kosova të propozojë një draft-statut për Asociacionin

Autori: Gazeta inFokus 15:35 | 09 May 2023

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott ka thënë se aleatët e Kosovës duan të shohin përparim në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Përmes një cicërime në Twitter, Abot ka thënë se tani është koha që Kosova të propozoj një draft-statut për Asociacionin duke u mbështetur në vizionin e vendosur nga kryeministri javën e kaluar.

“Kjo javë do të ketë shumë vizitorë të rëndësishëm në Prishtinë, duke përfshirë drejtorin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor. Aleatët e Kosovës duan të shohin përparim në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Pra, tani është koha që Kosova të propozojë zyrtarisht një draft statut për një ASMM, duke u mbështetur në vizionin e vendosur nga Kryeministri javën e kaluar, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga BE”, ka shkruar Abott në Twitter.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera