Lajme

Aborti i 13-vjeçares nga Gjilani, Prokuroria kërkon paraburgim për gjinekologun

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 15 October 2020

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka kërkuar paraburgim për gjinekologun, i cili dyshohet se kundërligjshëm ndërpreu shtatzëninë e një 13-vjeçarje nga ky qytet.

Ndaj tij, sot nga prokurori i rastit është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, nga Gjykata kompetente në Gjilan.

Sipas komunikatës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se, i dyshuari A.G., më 15 Shkurt 2020, në cilësinë e mjekut gjinekolog, në ordinancën e tij në Prishtinë, në kundërshtim me ligjin për ndërprerjen e shtatzënisë, pa pëlqimin e të dëmtuarës së mitur, nën moshën 14 vjeçare dhe pa pëlqimin e prindit apo kujdestarit, ka ndërprerë shtatzëninë e të miturës, duke e dëmtuar rëndë shëndetin e saj.

-Advertisement-

“Gjithashtu, i dyshuari me rastin e kontrollimit mjekësor gjinekologjik të të miturës, nuk e ka lajmëruar veprën penale të dhunimit, të cilën e ka zbuluar ushtrimit të detyrës së tij”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ndryshe, e mitura dyshohet se ishte dërguar në motel, ku edhe kishte mbetur shtatzënë. Ndërsa shtatzënia e saj ishte ndërprerë rreth javës së pestë në një ordinancë private në Prishtinë (emër i njohur për redaksinë).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera