Sport

Abidal konfirmon vendimin për largimin e mesfushorit kroat

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 18 November 2019

Aventura e Ivan Rakitiç tashmë duket e përfunduar dhe pritet vetëm hapja e merkatos së janarit në mënyrë që diçka e tillë të bëhet zyrtare.

Një fakt të tillë e ka konfirmuar edhe nga drejtorit teknik i klubit katalanas, Eric Abidal.

Ish-mbrojtësi francez deklaroi se vendimi për largimin e Rakitiç është tërësisht sportiv dhe se vet lojtari është lajmëruar prej kohësh për diçka të tillë. Në fakt zërat për destinacionin e ardhshëm të kroatit flasin për interesimin e Atl. Madrid, Interit apo Juventusit.

-Advertisement-

Mediat pranë klubit katalanas pohojnë se mesfushori e ka vendosur të ardhmen e tij dhe sipas tyre, ish-lojtari i Sevillas ka zgjedhur të bashkohet me Juventus në Seria A. Gjithsesi për të parë nëse një transferim i tillë do të kryhet apo jo, duhet të presim edhe disa javë të tjera, kur të hapet edhe merkatoja e muajit janar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera