Lajme

ABGj e quan akt kriminal sulmin ndaj Vitore Stavilecit

Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 29 August 2017

Agjencia për Barazi Gjinore nga Zyra e Kryeministrit, dënon ashpër sulmin fizik ndaj Vitore Metaj – Stavileci.

“Ky është një akt kriminel i cili duhet hetuar dhe  dënuar sa më parë. Akte të tilla barbare  janë të  papranueshme për shoqërinë tonë dhe dënohen penalisht. Kërkojmë që rasti të hetohet me efikasitet dhe vëmendje të shtuar nga institucionet përkatëse të sigurisë dhe drejtësisë”, thuhet në reagim.

ABGJ kërkon  respektimin e  ligjit, shtetit të së drejtës, dhe apelon tek qytetarët e Republikës së Kosovës të dënojnë aktet e dhunës, si dhe përmbahen nga dhuna fizike e cila rrezikon jetën e individit, sigurinë publike, mbjell frikë dhe pasiguri dhe kjo është e pa tolerueshme

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera