Lajme

Abelard Tahiri: Vendimin e Vjosa Osmanin ka mundësi ta çojmë në Kushtetuese

Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 23 October 2023

Ka përfundoj mbledhja e kryesisë së Kuvendit, ku shefi i GP të PDK në një konferencë për media ka folur për kërkesën e pesëshesh evropian ndaj Qeverisë së Kosovës

Ai ka thënë se kryeministri i Kosovës qysh në ditën që ka pritur pesëshen BE SHAB është dashur të dal me një konferencë për media dha ta sqaroi pozicionin e Kosovës karshi kërkesave të diplomatëve të BE dhe SHAB.

“Kurti ja ka për borxh vendit edhe klasës politike me dal në sqarim dhe qëndrimin e tij se cili është pozicioni I tij dhe Kosovës karshi kërkesave të pesëshes që ishte në Kosovë. Ne si PDK i bëjmë thirrje Kurtit që të ketë një koordinim me vendet aleatet sidomos me SHBA për këtë çështje, por edhe për rastin e 24 shtatorit. Nesër bëhen një muaj q nga sulmi terrorist dhe ne nuk kemi pasur asnjë vizitë të zyrtarëve të Qeverisë në BE ose SHAB për të dëshmuar atë se çka ndodhi me 24 shtatori’, tha ai ndër të tjera.

-Advertisement-

I pyetur nëse vendimi i Vjosa Osmanit për mosdekretimin e kryeprokurorit të shtetit, do të dërgohet ng aPDK në Gjykatën Kushtetuese, Tahiri, tha se si parti janë duke shikuar e shfletuar të gjitha faktet nëse ajo ka shkelur Kushtetutën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera