Abelard Tahiri: Urgjentisht themeloni komisione për vlerësimin e dëmeve
Autori: Gazeta inFokus 18:09 | 21 January 2023
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka vizituar banorët e zonave të prekura nga vërshimet në Drenicë.
Tahiri përmes një postimi në Facebook ka thënë se vërshimet kanë shkatërruar shtëpi e ekonomi të dhjetëra e qindra familjeve.
“Mundi i 40 viteve na shkoi për pesë minuta”. Një përmbledhje kjo që manifeston gjendjen shpirtërore të banorëve të zonave të prekura nga vërshimet në Drenicë, të cilat shkatërruan shtëpi e ekonomi të dhjetëra e qindra familjeve. Për ta është një gjendje e rëndë, e për të gjithë ne, një thirrje të cilës duhet t’i përgjigjemi shpejt dhe të gjithë së bashku. Bashkë me Kryetarin e Skenderajt, z. Nura dhe nënkryetarin Lushtaku, pamë nga afër përmasat e dëmeve në disa prej vendbanimeve të prekura. Njerëzit vullnetmirë po përpiqen të përmbushin nevojat emergjente për veshmbathje e ushqim, e institucionet lokale janë mobilizuar me tërë potencialin e tyre”, ka shkruar Tahiri.
Deputeti i PDK-së i ka bërë thirrje institucioneve qendrore që të themelojnë komisione vlerësimi të dëmeve.
“Por përballë dëmtimit të shtëpive dhe dimrit të ftohtë, nuk ka normalitet e as çështje më urgjente, sesa rehabilitimi i shtëpive dhe ekonomive të shkatërruara. Prandaj, ftoj institucionet qendrore që urgjentisht të themelojnë komisione vlerësimi të dëmeve, si dhe që qeveria të marrë përsipër kompensimin e menjëhershëm e sa më pak burokratik të dëmeve të shkaktuara, pasi që një pjesë e madhe e të prekurve nga vërshimet, kanë mbetur pa shtëpi të banueshme dhe as nuk kanë kurrfarë mundësie për t’i rehabilituar ato me forcat e veta”, ka përfunduar Tahiri.
Të tjera
-
Gjermani, fillon gjyqi ndaj princitt, dyshohet si terrorist
Gjatë së martës fillon gjyqi ndaj fisnikut dhe princit të vetëshpallur, Heinr...
-
Gjyqi ndaj Trump, avokatët mbrojtës i kërkojnë gjykatësit të rrëzojë akuzat
Avokatët e ish Presidentit Donald Trump të hënën i kërkuan gjykatësit që po d...
-
Arrestohet shoferi i veturës që goditi dy motoçikleta te “Kafet e Vogla”
Është arrestuar shoferi që goditi me veturë dy motoçikleta te ‘Kafet e Vogla’...
-
Presion ndaj Izraelit, 5 vende europiane janë gati të njohin zyrtarisht Palestinën si shtet sovran
Në aspektin diplomatik Maji 2024 duhet të hyjë si muaj jashtëzakonisht i suks...
-
Bullgaria sot dërgon 100 ushtarë në Kosovë
Bullgaria do të nisë një kontingjent prej rreth 100 ushtarësh në Kosovë, në k...
-
Rrufeja në Gjermani lëndon 10 persona
Rrufeja të hënën në mbrëmje në qytetin lindor të Gjermanisë, Dresden, ka lënd...
-
Ministri kroat: Situata në Kosovë nuk është e mirë
Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anushiq ka deklaruar se situata në Koso...
-
Pérleshje e ashpér në Prishtinë, një person merr lëndime të rënda, i dyshuari arratiset
Gjatë ditës së hënë një mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda në këmbë ...
-
Reagojnë komunitetet fetare pas martesës mes dy grave në Shqipëri
Komunitetet fetare në Shqipëri kanë reaguar me shqetësim pas publikimit të im...
-
Temperatura deri në 30 gradë, moti në Shqipëri
Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të...
-
DASH kritikon Kosovën për mbylljen e degëve të bankës serbe në veri
Departamenti amerikan i Shtetit shprehu zhgënjimin për mbylljen nga policia e...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Sot është paraparë që të mblidhen katër komisione parlamentare. Komisioni ...