Abelard Tahiri thumbon Kurtin për fusnotën: Nga e thënë në të bërë qëndron një mal i tërë
Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 08 December 2021
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka folur para gazetarëve pas mbledhje së kryesisë së Kuvendit ka komentuar përfaqësimin e kryeministrit Kurti dje me fusnotë të Kosovës në takimin e Këshillit për Stabilizim-Asociim në Bruksel.
Tahiri tha se Kurti e kishte kundërshtuar fusnotën por tani as nuk e ka ngritur si shqetësim, e kur gjykohet sot për kryeministrin Kurti nga e thënë në të bërë është një mal i tërë.
“Ne nuk kemi parë asgjë të re vetëm se z. Kurti në vazhdimësi po vepron në kundërshti me atë që ka premtuar, kryeministri Kurti sa ishte në opozitë e kishte kundërshtuar fusnotën, kurse tash nuk e pamë se e ka ngritur si shqetësim në BE që Kosova të përfaqësohet pa fusnotë dhe ka vazhduar siç kanë vazhduar kryeministrat e tjerë. Kur e gjykojmë sot nga e thëna në të bërë për zotin Kurti si duket qëndron një mal i tërë”, tha Tahiri.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar që të ulet dje në një tavolinë në Bruksel ku përpara tij, në një tabelë të bardhë, shkruhej me të zezë emri i Kosovës me fusnotë. Kjo gjë ka nxitur edhe reagime e raportime në media, meqë para 9 vjetësh, vetë Kurti si opozitar e kishte konsideruar fusnotën si tradhti ndaj shtetit të Kosovës që kishte shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008
Të tjera
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...