Lajme

Abelard Tahiri: Seancën solemne të Kuvendit e lëshuam në shenjë revolte me fjalimin e Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 17 February 2022

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, tha se seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për 14 vjetorin e pavarësisë e kanë lëshuar në shenjë revolte me fjalimin e kryeministrit Albin Kurti.

Ai gjithashtu se në fjalimet e krerëve të shtetit nuk ishin përmendur akterët kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, cilët kontribuuan për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

“Nuk ka ndodhë që asnjëherë të vetme që seanca solemne e Kuvendit në këtë ditë, të prishet nga vet fjalimi i kryeministrit të Kosovës. Ne si deputet të opozitës nuk mundemi të qëndrojmë në sallë të dëgjojmë fjalime të kota dhe denigurese për shoqërinë tonë”, tha Tahiri.

-Advertisement-

Për shefin e GP-së të PDK-së është e papranueshme që sot në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës që të mos përmenden akterët kryesor të UÇK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera