Abelard Tahiri për vrasjen në dyfishtë në Gjakovë: Ata që kanë neglizhuar do të dalin para përgjegjësisë
Autori: Gazeta inFokus 17:12 | 08 August 2018
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka reaguar pas vrasjes së nënës dhe vajzës 9 vjeçare mbrëmë në Gjakovë.
Tahiri përmes një komunikate ka shkruar se çdo person zyrtar në rast injorimi të rrezikut të paralajmëruar duhet të mbahet përgjegjës, shkruan gazeta inFokus.
“Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka shprehur shqetësimet e thella rreth ngjarjes së rëndë e cila ka ndodhur dje në Gjakovë, ku viktima të një vrasje janë një nënë dhe vajza e saj. Lidhur me këtë ngjarje, Ministri Tahiri vlerëson se papërgjegjësia, neglizhenca dhe mos zbatimi i detyrave nuk ka vend në asnjë institucion, veçmas atyre që kanë pёr mandat ofrimin e mbrojtjes dhe sigurisë së jetës, pronës dhe të drejtave themelore të qytetarëve, dhe se çdo papërgjegjësi e tillë duhet të trajtohet seriozisht dhe të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi. Nuk është e drejtë të gjykohet puna e palodhshme e Policisë së Kosovës në tërësi, por çdo rrethanë dhe çdo person zyrtar në rast injorimi të rrezikut të paralajmëruar duhet të mbahet përgjegjës. Policia e Kosovës ka nevojë për një hartë të parandalimit të krimit dhe një plan për të ditur saktësisht se sa kohë efektive i duhet për të qenë në vend të ngjarjes, kudo që shfaqet rreziku dhe kanosja ndaj jetës së qytetarëve të Kosovës kudo qofshin ata” ka shtuar Ministri Tahiri.
Në komunikatë thuhet gjithashtu se Tahiti i bënë thirrje të gjitha institucioneve që të reflektojnë në këtë drejtim.
Ministri Tahiri thekson se në Republikën e Kosovës, papërgjegjësia në sektorin e sundimit të rendit dhe ligjit nuk do të ketë vend dhe njëherit i bënë thirrje të gjitha institucioneve që të reflektojnë në këtë drejtim, mandati dhe legjitimiteti i të cilave buron nga aftësia për të mbrojtur jetën, pronën dhe të drejtat themelore të qytetarëve. Ministria e Drejtësisë shpreh angazhimin e plotë për bashkëpunim me të gjitha institucionet me qëllim të përmbushjes kuptimplotë të mandatit që ka sundimi i rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës.: thuhet në komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë./inFokus
Lexo edhe: Policia: Në Gjakovë, dy të vrarët, nëna dhe fëmija i saj
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...