Lajme

Abelard Tahiri për Armend Mujën: Duhej të ishte në burg sepse ka shitur licenca të universiteteve private

Autori: Gazeta inFokus 21:48 | 05 May 2021

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se deputeti i LVV-së, Armend Muja, do duhej të ishte në burg.

Kjo pasi sipas tij, Muja ka shitur licenca të universiteteve private.

“Kryetari i Komisionit për Financa, (i VV-së) ai realisht do duhej të ishte në burg, sepse ai ka shitur licenca të universiteteve private — z. Muja, Armend Muja”, është shprehur Tahiri.

-Advertisement-

“Atij i është parashkruar lënda, parashkrim do të thotë se është vjetruar lënda edhe s’ka mundur të gjykohej.

Ai asnjëherë s’ka qenë i yni, ai ka qenë një keqpërdorues”, tha ai në T7.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera