Lajme

Abelard Tahiri nuk di ta shkruajë saktë as vendlindjen e vet

Autori: Gazeta inFokus 18:31 | 04 May 2021

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë gabime elementare drejtshkrimore në Formularin për Broshurën Parlamentare, ku kërkohet plotësimi i disa të dhënave personale për t’u regjistruar si deputet në Kuvendin e Kosovës.

Ish-ministri i Drejtësisë e ka shkruar emrin e qytetit Skënderaj (Skenderajë), poashtu te gjuha tjetër përveç amtares, ai e ka shkruar fjalën anglisht (Anglishtë).

Te fusha e kombësisë ai e ka shkruar shqiptar në numrin shumës (Shqiptarë), kurse te fusha e aktiviteteve dhe funksioneve paraprake ai sërish e ka shkruar fjalën deputet në numrin shumës (Deputetë).

-Advertisement-

Shumë deputetë të legjislaturës së re kanë bërë gabime thelbësore në plotësimin e formularit për regjistrim të deputetëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera