Abelard Tahiri: Me punë fituam respektin e Britanisë
Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 14 August 2019
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruari O’Colnell.
Tahiri ka felenderuar qeverinë britanike për mbësthetjen e dhënë në transformimin e sistemit të drejtësisë, shkruan gazeta inFoku.
“Për një kohë të shkurtë kemi arritur ta transformojmë fizionominë e sistemit të drejtësisë dhe në këtë arritje kanë merita edhe partnerët tanë zhvillimor. Jam falënderues ndaj qeverisë britanike që përmes Ambasadës dhe Ambasadorit Ruari O’Conell, përgjatë këtyre dy viteve, kam pasur mbështetje të vazhdueshme dhe direkte me ekspertë, me koncepte dhe me qasje konstruktive në reformat tona” ka thënë ministri Tahiri.
Ka qenë angazhimi për drejtësi, që sipas ministrit Tahiri, ka bërë që të fitohet respekti i Britanisë, duke u bërë partner i fuqishëm në konsolidimin e sundimit të ligjit.
“Jam i nderuar që kam pasur një partner të tillë si Ruari. Bashkëpunimi i shkëlqyeshëm që kemi pasur, është manifestim i përkushtimit tim si Ministër dhe angazhimit të institucioneve tona për të marrë pronësi dhe përgjegjësi mbi detyrat tona ndaj sistemit të drejtësisë, ndaj institucioneve dhe shoqërisë në tërësi. Rruga jonë drejt konsolidimit dhe fuqizimit të sundimit të ligjit është e pandalshme. Me punë, e kemi fituar respektin e Britanisë, dhe atë do ta kemi partner të fuqishëm edhe më tutje” ka thënë ministri Tahiri.
Ministri Tahiri, në prag të përfundimit të mandatit të Ambasadorit O’Connell, i dëshiroi suksese në karrierën e tij të mëtutjeshme dhe e falënderoi për angazhimin e tij të sinqertë në proceset politike e shtetndërtuese gjatë kohës së shërbimit të tij diplomatik./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshja për tunelin Tetovë-Prizren
Sot do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku në mesin e pikave t...
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...