Lajme

Abelard Tahiri: Kurti ushtron diktat ndaj njerëzve të vet, s’i la ministrat të na përgjigjen

Autori: Gazeta inFokus 18:31 | 06 October 2023

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, në Frontal të T7 e shpjegoi edhe më tej deklaratën e tij se kryeministri Kurti përdori diktat në seancën e sotme të Kuvendit me vendimin e tij për të mos iu përgjigjur pyetjeve të depuetëve opozitarë për shkak të mosvotimit të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Ai tha se kryesuesja e seancës, Saranda Bogujevci, është dashur t’ia tërheqë vërejtjen Kurtit dhe tha se po të kishte qenë kryetari Glauk Konjufca do t’i kërkonin atij që seanca të bëhet sipas rregullores.

“Nuk mundet të zgjedhë kujt mund t’i përgjigjet dhe kujt jo. Ose kanë me u zhvillu sipas rregullores ose hiç”.

-Advertisement-

Tahiri akuzoi Kurtin se po ushtron diktat edhe te “njerëzit e tij”.

“Ka filluar të ushtrojë një lloj diktati dhe këtë së pari e bën ndaj njerëzve të vet, pra ministrave iu thotë të mos iu përgjigjet deputetëve. Pastaj edhe në raport me ne”.

Deputeti i PDK-së ka kritikuar pozitën se “kanë degjeneruar”.

“Kanë degjeneruar në një nivel që as vetë s’do të doja që një udhëheqës i vendit tim të degjenerojë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera