Lajme

Abelard Tahiri komenton deklaratën e Hovenier: Pasojë e situatës së krijuar nga qeveria

Autori: Gazeta inFokus 12:15 | 26 September 2024

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se angazhimi i vetëm i kësaj partie është mos-thellimi i sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës

Në një prononcim për media në hollin e Kuvendit, Tahiri ka thënë se tash po shihet çfarë raporti ka Serbia me BE-në dhe çfarë e ka Kosova.

“Ne krejt çka angazhohemi si parti është të mos thellohen sanksionet ndaj Kosovës, se kjo nuk është problem për Kurtin e as Qeverinë, por për popullin e Kosovës. Tash shihet se çfarë raporti ka Serbia me BE-në dhe çfarë kemi ne”, u shpreh ai.

-Advertisement-

Sipas tij, këto probleme do zgjidhen me kandidatin e tyre për kryeministër, Bedri Hamza.

“Andaj ne vetëm do të angazhohemi që të mos thellohen këto sanksione, të paktën edhe këta katër muaj, sepse këto probleme do të zgjidhen me kryeministrin Bedri Hamza”, ka thënë Tahiri.

Ai ka komentuar edhe deklaratën e bujshme të ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili dje tha se nëse dëshiron të bëhesh pjesë e një klubi, nuk duhet të urinosh para derës së tij.

Tahiri ka thënë se një deklaratë e tillë mjafton që të shihet situata e krijuar në vend.

“Një deklaratë e tillë mjafton me pa edhe karshi situatës së krijuar që e kemi në Kosovë. Ju e shihni se fundi i mandatit të Qeverisë Kurti, Kosovën e zënë nën sanksione, me raporte te cenuara me partnerët tanë strategjikë. E gjene me një diplomaci të rrënuar. Kosovën e gjen me një gjendje ekonomike më të rënd e me telashe të mëdha në arsim e shëndetësi. Një e mirë është këtu që jemi në fund të këtij mandati dhe 9 shkurti besoj që vendit do të arrijmë që t’i japim një qeveri të re, që do të drejtohet nga kryeministri Bedri Hamza. Në të ardhmen e afërt besoj fuqishëm se nuk do të ballafaqoheni me deklarata të ashpra. Ju e shihni se çfarë pozicioni e ka Serbia me BE-në e SHBA-në dhe çfarë e kemi ne”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera