Lajme

Abelard Tahiri kërkon falje për sharjen e tij në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 28 April 2022

Shefi i Grupi Parlamentar të Partisë Demokratikë të Kosovës, Ableard Tahiri ka sharë sot në Kuvend, pasi në kuvend u bë zhurmë, shkruan Gazeta Infokus.

Tahiri kishte harruar se e ka mikrofonin lëshuar dhe derisa godiste tavolinën e Kuvendit, u dëgjua të thotë “A robt jau q*****”.

E për këtë kryeparlamentari ,Glauk Konjufca kërkoi nga ai që të kërkojë falje.

-Advertisement-

“Në asnjë rrethanë, në asnjë moment s’kam menduar ta shaj asnjë deputetë, ka qenë në afekt për shkak të situatës dhe asaj që erdhëm. Në asnjë rrethanë nuk i është drejtuar asnjë deputeti, kushdo që është ndier i ofenduar për një fjalë të cilën e kam përdorur e që nuk po e di, ju kërkoj falje deputetëve dhe të gjithë qytetarëve që na shikojnë”, tha Tahiri./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera