Lajme

Abelard Tahiri ka një ftesë për Albin Kurtin e Arben Vitinë

Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 26 April 2021

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri gjysmë ore para seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës i ka bërë ftesë publike Kryeministrit të Kosovës, Albin kurtit dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë që të marrin pjesë në këtë seancë.

Tahiri në Facebook ka shkruar se Kurti dhe Vitia tani nuk do të duhej të kishin prioritet tjetër përveç pandemisë, shkruan Gazeta inFokus.

Infermieri që qëndroi për 26 ditë në grevë paralajmëron Qeverinë Kurti

-Advertisement-

Ai i ka ftuar të dy që të shkojnë të ballafaqohen në Kuvend me deputetët.

“Meqenëse pandemia është prioritet absolut për shkak rrezikut direkt që vjen me të, sot kryeministri Kurti dhe ministri i shëndetësisë Vitia, nuk do të duhej të kishin asnjë prioritet tjetër, para pjesëmarrjes në seancën e Kuvendit. Megjithëse e kanë ditur tashmë, nëse paraprakisht nuk e kanë vënë në agjendë, i ftoj që këtë ta bëjnë tani, në mënyrë që të vijnë në Kuvend e të ballafaqohen me përgjegjësitë e tyre”, tha i njëjti”, shkruan ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera