Lajme

Abelard Tahiri ironizon me Albin Kurtin: Na pate lodhë me 14 shkurtin, a pe sheh ku ke mbet me 14 nëntor

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 18 November 2021

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka ironizuar me kryeministrin Albin Kurti.

Tahiri i ka përmendur Kurtit numrin e komunave të cilat i ka marr në zgjedhjet e 14 nëntorit.

“Se di a e ke kuptu se na pate lodh 14 shkurti- 14 shkurti. Ka ardhur 14 nëntori. A e din me sa komuna ke mbet kryeministër. A e din kryeministër se ke mbetur me 4 komuna që i përfshinë komplet 220 mijë qytetarë. Domethënë PDK-ja i qeverisë 9 komuna që i përfshinë diku 620 mijë qytetarë. Qe ku je mbet kryeministër, apo e sheh”, ka thënë Tahiri. /Gazeta Infokus

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University

Të tjera