Abdullahu: Veteranët për Qeverinë ishin të mirë vetëm në luftë, në paqe po trajtohen si tepricë

Autori: Gazeta inFokus
15:10 | 24 June 2022
Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, përmes një shkrimi në Facebook, ka ironizuar me Qeverinë për liberalizimin e vizave, veteranët, Trustin e disa çështje tjera.
Ai ka shkruar se kësaj radhe nuk është faji i qeveritarëve për mosliberalizimin e kosovarëve, por i evropianëve, e në kohën kur ishin në opozitë, faji ishte i tyre.
Tutje, Abdullahu ka folur edhe për lënien jashtë të veteranëve të UÇK-së, për të cilët thotë se të mirë ishin vetëm në luftë e se sot në paqe nga kjo Qeveri trajtohen si tepricë e panevojshme.
“Nuk ka liberalizim të vizave. Kësaj radhe për qeveritarët e sotëm, fajtor për këtë janë vetëm evropianët e më parë ishin vetëm vendorët të cilët fajësoheshin shumë dhe për të cilët kërkohej dorëheqje pse nuk i fitonim vizat. Nuk ka rritje pagash për veteranët. Ata ishin të mirë vetëm dje në luftë. Sot në paqe nga kjo Qeveri trajtohen si tepricë e panevojshme. Nuk ka trust për qytetarët që janë në hall të madh financiar. Por ka përgjigje nga Qeveria”, ka shkruar ai.
“Nuk ka zbritje të çmimeve të energjisë eklektike. Fajtor sipas qeveritarëve janë ata që deshtën me i ul këto çmime, prandaj intervenoi gjykata që kjo ulje çmimi të mos ndodh. Nuk ka anëtarësim në Këshill të Evropës. Faji prap gjendet diku tjetër e sidomos në të kaluarën, por ai nuk është i Qeverisë në asnjë variante dhe për asgjë”.
Të tjera
-
G7 mblidhet në Gjermani, aktivistët protestojnë me maskat e liderëve të tyre
Aktivistët e organizatës kundër varfërisë Oxfam pozuan në një protestë të vog...
-
Pamje të aksidentit tek Qafa e Duhlës ku u lënduan tre persona
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në në vendin e njohur si Qa...
-
Avokati i Popullit po heton nëse ka shkelje në ligjin e pagave që s’i përfshiu veteranët
Institucioni i Avokatit të Popullit ende nuk ka pranuar asnjë ankesë lidhur m...
-
Afganistani pranon ndihma pas tërmetit shkatërrues
Tenda, ushqim dhe ilaçe kanë arritur në lindje të Afganistanit, pas tërmetit ...
-
Hekuran Murati mburret me “punësimet” e qeverisë
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka publikuar të dhënat zyrtare nga ATK-...
-
Osmani takohet me bizneset e Tajlandës: Kosova me shumë mundësi për investime
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruan në Tajlandë, ku gjatë...
-
Rritet numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e funti janë shënuar 49 ra...
-
Aplikimi i Kosovës mbetet në sirtarët e Këshillit të Evropës
Këshilli i Evropës (KiE) vazhdon ta mbajë në sirtar aplikacionin e Kosovës pë...
-
‘Katrahura’ në Senatin e UP-së, përplasen ministrja Nagavci dhe Rron Gjinovci
Drejtori i Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim, Rron Gjinovci, ka vaz...
-
Tetëmbëdhjetë migrantë vdesin duke tentuar të kalojnë një enklavë spanjolle
Tetëmbëdhjetë migrantë kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një t...
-
Mungesa e punëtorëve fut Kosovën në krizë
Orar i stërzgjatur i punës, mohim i pushimit vjetor, punë pa kontratë, pagë e...
-
Parada ukrainase e Krenarisë mbahet sivjet në Varshavë
Parada ukrainase për të drejtat e komunitetit LGBT+ (homoseksualë, lesbike, b...