Lajme

Abdullahu, PDK: Qeveria po dialogon për normalizim të raporteve, kjo po e forcon “status quon” në veri

Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 15 May 2023

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Faton Abdullahu, ka deklaruar se situata në veri është shumë e keqe, sidomos tash pa praninë e institucioneve vendëse.

Në një status në Facebook, Abdullahu ka thënë se kjo situatë atje, është e preferuar për Serbinë.

Sipas tij, Qeveria Kurti po dialogon për normalizim të raporteve Kosovë-Serbi, ndërkaq, thotë se normalizimi po e forcon “status quon” në veri.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Në veri, sidomos tash edhe pa prani të institucioneve të Kosovës, situata është shumë e keqe.
Në anën tjetër, mu për këtë arsye për Serbinë në veri të Kosovës situata është shumë e preferueshme.
Tashmë kjo gjendje po bëhet normale.

Në Bruksel Qeveria Kurti po dialogon për normalizim të raporteve Kosovë-Serbi.

Normalizimi po e forcon ‘status quon’ në veri.

Sa më sumë forcohet ‘status quo-ja’ në veri aq më shumë asociacioni sforcohet si ofertë normale.
Vetëm njohja nga Serbia po mbetet jo normale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera