Lajme

Abdullahu: Amerika nuk e do koalicionin në mes të VV’së dhe LDK-së

Autori: Gazeta inFokus 20:51 | 29 January 2020

Analisti, Faton Abdullahu ka thënë se Vetëvendosje po mundohet të bëjë vetëm LDK-në fajtore për mos arritjen e marrëveshjes për koalicion, shkruan gazeta inFokus.

Madje sipas Avdullahut kjo ishte arsyeja se pse kjo parti ftoj në takim ambasadorët e QUINT-it, sipas tij për të ju thënë atyre shikoni se sa shumë po kërkon LDK-ja.

E analisti tha se Amerika nuk po dëshiron të ndërhyjë në arritjen e marrëveshjes sepse nuk e do këtë koalicion ngase e di që do të ketë probleme të tilla edhe më vonë.

-Advertisement-

“Nëse ju kujtohet edhe më herët VV’ja nuk është ndjerë rahat dhe gjithmonë i është drejtuar popullit duke thënë se ne jemi okej por është LDK’ja ajo e cila është fajtore. Edhe ftesa e VV’së ndaj Kuintit është për të i thënë atyre se shikoni se sa po kërkon LDK’ja dhe është shumë. Nëse tani kërkon ndihmë nga ndërkombëtarët, kjo nënkupton që edhe më vonë do të kërkosh atyre që të zgjidhen edhe probleme tjera. Kur erdh përfaqësuesi i Trumpit në Kosovë tha qartë që kemi ardhur për ekonomi dhe nuk kemi ardhur për koalicion, mua po ma merr mendja sepse amerikanët nuk e bëjnë sepse këto dy parti nuk po i besojnë të bëhen bashkë sepse e dinë që mund të kenë më vonë problem”, tha Abdullahu në Info Mgazinë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera