Lajme

Abdullah Klinaku ftohet në SHBA për Lutjet e Mëngjesit

Autori: Gazeta inFokus 19:47 | 30 January 2023

Kryetari i Klubit Demokracia Konservatore, Abdullah Klinaku, është ftuar të marr pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Klinaku ka njoftuar se “këtë vit do të jem pjesë e evenimentit më të madh vjetor që mbahet tradicionalisht në SHBA, në Washington D.C. “National Prayer Breakfast” e njohur si “Lutjet e Mëngjesit” ku marrin pjesë miqtë e Amerikës nga më shumë se 140 vende të botës”.

Klinaku ka thënë se miqësia me SHBA-në duhet trajtuar me kujdes.

-Advertisement-

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shteti mik dhe vendi me ndikimin më të madh në çlirimin dhe formimin e shtetit të Kosovës!”, thotë Klinaku.

Ai aktualisht është në një vizitë zyrtare në Amerikë, ku po zhvillon takime të ndryshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera