Sport

Abdulah Ibrakovic ka zbarkuar te Prishtina, nis punën me kampionët në vend të Zekerija Ramadanit

Autori: Gazeta inFokus 20:26 | 15 November 2021

Trajneri boshnjak, Abdulah Ibrakovic, ka zbarkuar sot në Prishtinë ku e ka filluar punën më kampionët aktual te Kosovës.

Në javën e shkuar Prishtina dhe trajneri Zekerija Ramadani kanë ndarë rrugët pas një viti e gjysmë, ku bardhëeklatërit arritën ta fitonin titullin e kampionit.

Në vend të tij te Prishtina do të jetë trajneri boshnjak Abdulah Ibrakovic, i cili sot është prezantuar para lojtarëve në qendrën stërvitore në Milloshevë, shkruan GazetaOlle.

-Advertisement-

Ai ka mbajtur seancën e parë me ndihmën e Debatik Currit që mbetet në rolin e ndihmësit.

Ibrakovic ka një CV të pasur si trajner,  ku së fundmi ka punuar në Austri te skuadra Kapfenberg.

Në karrierën e tij ka drejtuar skuadra si Radniçki Lukavac, Sloboda Tuzla Bratstvo Graçanica, TOSHK Teshanj, Velez Mostar, Çelik Zenica, Hetten.

Wiedersehen! Trainer Abdulah Ibrakovic kehrt zurück in den "Falkenhorst"! -  2. Liga | ligaportal

Prishtina pas javës së 13 ndodhet në pozitën e gjashtë me 17 pikë të grumbulluara, shtatë më pak se lideri Ballkani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera