Lajme

Abdixhiku: VV po bën pazare, unë s’kam marrë vota me logo të tyre

Autori: Gazeta inFokus 21:39 | 15 January 2020

Lumir Abdixhiku, deputeti nga radhët e LDK-së ka deklaruar se Vetëvendosje kishte pranuar që posti i presidentit t’u takonte atyre, por që pastaj gjërat ndryshuan shkaku i pazareve.

‘’Vetëvendosje e kishte pranuar postin e presidentit gjatë diskutimeve, por pastaj lindën këto pazaret e posteve”

Ai gjithashtu thotë se nuk ka marrë vota me logo të VV’së por i përfaqëson votuesit e LDK-së.

-Advertisement-

‘’‘Është krijuar një opinion që vetëm Vetëvendosja gjithmonë e ka mirë dhe ka të drejtë. Unë nuk kam marr vota me logo të VV’së, por i përfaqësoj votuesit e LDK’së. As VV nuk i ka fituar votat fhe garën duke mos premtuar koalicion me LDK’në’’,tha ai në Rubikon./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera