Lajme

Abdixhiku: Vrạsja e Bunjakut ishte e rëndë për Kosovën, Serbia të mbahet përgjegjëse

Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 24 September 2024

Kryetari i LDK-së,, Lumir Abdixhiku ka kujtuar rreshterin Afrim Bunjaku, në njëvjetorin e vdekjes si pasojë e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Ai thotë se Afrim Bunjaku është heroi i cili sakrifikoi jetën e tij për shtetin e Kosovës.

“Sot, më 24 shtator është bërë viti që nga rënia në krye të detyrës, në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të Kosovës, e policit-hero, Afrim Bunjaku. Ai u vra nga pjestarë të një grupi terrorist të sponzorizuar dhe komanduar nga Serbia, gjersa po ushtronte profesionin dhe punën fisnike prej polici në mbrojtjen e rendit dhe mirëqenies për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

-Advertisement-

Afrim Bunjaku është Heroi i cili sakrifikoi jetën e tij për shtetin e Kosovës. Shembulli i tij është model dhe motiv për brezat se si mbrohet e si duhet shërbyer atdheut edhe në kohë paqeje”.

Siç thotë ai, “vrasja e heroit Bunjaku ishte goditje e rëndë jo vetëm për familjen dhe kolegët policë, por edhe për shtetin e Kosovës. Prandaj dënimi i terroristëve si dhe mbajtja përgjegjës e Serbisë si organizator i agresionit ndaj Republikës janë detyrime tona si shtet e si shoqëri”.

“Afrim Bunjaku mbetet përherë në kujtesën shtetërore si personalitet që dha frymën e fundit për territorin e Republikës së Kosovës. I përjetshëm kujtimi e nderimi për Afrim Bunjakun. Lavdi e përjetshme!””, shkruan tutje.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera