Lajme

Abdixhiku viziton QKMF-në: Largimi i punëtorëve shëndetësor nga Kosova problem kombëtar

Autori: Gazeta inFokus 15:59 | 30 January 2023

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë ditës së sotme ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, shkruan Gazeta inFokus.

Abdixhiku gjatë kësaj vizite ka falënderuar të gjithë punëtorët për kujdesin e vazhdueshëm ndaj qytetarëve të cilët kanë nevojë për tretmanë mjekësore.

“Punëtorët shëndetësor të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, i falënderova për kujdesin e vazhdueshëm që po e bëjnë për qytetarët në nevojë.Është koha tu japim pagat e ngritura të cilat ata i meritojnë. Me ligjin e ri të pagave – koeficientin bazë që paradoksalisht s’e di askush – punëtorëve shëndetësor duhet tu sigurohet një jetë e dinjitetshme në Kosovë. Largimi i tyre nga Kosova është bërë problem kombëtar. Shëndetësia duhet të jetë prioritet!”, ka shkruar Abdixhiku./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera