Lajme

Abdixhiku uron Bajramin: Le të shpresojmë që lutjet, veprat e mira gjatë muajit të Ramazanit të jenë pranuar nga Krijuesi

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 10 April 2024

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit.

Ai mes tjerash ka thënë që sakrifica, solidariteti e kujdesi ndaj njëri-tjetrit, të na shoqërojnë në secilën sjellje tonën.

“Të dashur besimtarë, Me fat festa e Bajramit! Shëndet, begati e plot gëzime për ju e familjet tuaja!”, shkroi Abdixhiku.

-Advertisement-

“Le të shpresojmë që lutjet, veprat e mira e sakrifica gjatë muajit të Ramazanit të jenë pranuar nga Krijuesi; e le të punojmë që vlerat e mësuara gjatë muajit të shenjtë e vet festës së Bajramit, të jenë vlera të përditshmërisë sonë”.

“Që sakrifica, solidariteti e kujdesi ndaj njëri-tjetrit, të na shoqërojnë në secilën sjellje tonën. Që lidhjet me familjen, miqtë e gjithë atdheun, të na drejtojnë si synim i ecjes sonë të përditshme. Gëzuar!”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera