Lajme

Abdixhiku tregon çka bisedoi me Shaip Kamberin

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 20 July 2022

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) është takuar me deputetin shqiptar të Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberi dhe me ish-kryetaren e Luginës së Preshevës, Ardita Sinani.

Abdixhiku ka shkruar në Facebook, të mërkurën se kanë biseduar me Kamberin për pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Me Shaipin, nënkryetaren Ardita Sinani, si dhe me bashkëpunëtorë të tjerë partiak nga PVD, biseduam për gjendjen e shqiptarëve në Luginë dhe domosdoshmërinë e mbështetjes institucionale ndaj popullatës shqiptare atje. Regjistrimi i ardhshëm i popullsisë, mbështetja financiare për Luginë si dhe sigurimi i teksteve falas shkollore për 4 mijë nxënës shqiptarë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc janë disa nga temat që do t’i ngrisim së bashku në çdo adresim tonin institucional dhe jo vetëm”, ka shkruar Abdixhiku.

-Advertisement-

“Shaipi do të vazhdojë guximshëm e bindshëm të ushtrojë – siç dhe ka ushtruar deri më tani – zërin e shqiptarëve në çdo mundësi të tij”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera