Lajme

Abdixhiku te banesa ku u vra Ismet Rraci: Krimi ndaj tij ende nuk ka gjetur dritë

Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 24 April 2023

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e përkujtoi sot ish-kryerarin e vrarë të Klinës, Ismet Rracin.

Abdixhiku thotë se Rraci ishte i ndershëm dhe patriot i madh, gjersa kujton që vrasja e tij nuk është zbardhur as pas 22 vitesh.

Kryetari i LDK-së qëndroi sot në banesën para së cilës u vra anëtari i LDK-së në prill të 2001-s dhe takoi gruan dhe djemtë e Rracit.

-Advertisement-

Shkrimi i plotë i Abdixhikut:

Ismet Rracin e vranë më 24 prill të vitit 2001. E vranë në hyrje të banesës së tij, derisa kthehej tek familja e tij; tek Astriti, Asimi, Albani e zonja Xhemile.

Ismet Rraci ishte kryetar i zgjedhur i Komunës së Klinës. Ishte patriot i madh, politikan i ndershëm, e bashkëpunëtor i përkushtuar në LDK.

22 vite më pas, kujtojmë dhe nderojmë jetën dhe veprën e tij. Sot isha në banesën e tij; aty ku po kthehej Ismeti Rraci në prillin e fundit të tij.

Krimi ndaj tij, ndaj vet Klinës e Kosovës, 22 vite më pas, ende nuk ka gjetur dritë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera