Lajme

Abdixhiku takon Wieland, e falënderon për mbështetjen e Parlamentit Evropian

Autori: Gazeta inFokus 17:29 | 17 Maj 2023
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka pritur sot në takim zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.

Sipas LDK-së, gjatë takimit është diskutuar për rolin konstruktiv dhe mbështetës që Parlamenti Evropian si njëri ndër institucionet më të rëndësishme të BE-së i ka dhënë Kosovës në proceset shtetndërtuese, veçanërisht në procesin e liberalizimit të vizave.

“Kryetari Abdixhiku e njoftoi z. Wieland për qëndrimet e LDK-së karshi zhvillimeve në vend me theks të veçantë për procesin e dialogut me Serbinë, qëndrime të njohura tashmë. Në takim u diskutua edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në mes të Parlamentit Evropian dhe Kosovës”.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy