Lajme

Abdixhiku takon Ramën: Kafen e mëngjesit e pimë bashkë në Prishtinë, Kosova dhe Shqipëria kanë të ardhme të mirë

Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 20 June 2022

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se mëngjesin e ditës së sotme ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Në postimin e tij në Facebook, Abdixhiku ka shkruar se sot me kryeministrin Rama kafen e mëngjesit e kanë pirë së bashku.

Tutje ai shkruan se dy vendet, Kosova dhe Shqipëria kanë të ardhme të mirë kur trajtojnë hapur çdo temë.

-Advertisement-

“Kafen e mëngjesit e pimë bashkë në Prishtinë; afër Sheshit Skenderbeu. Kosova dhe Shqipëria kanë të ardhme të mirë kur trajtojnë hapur e afër çdo temë e rrugëtim”, ka shkruar Abdixhiku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera