Lajme

Abdixhiku takon kandidatët për kryetar komunash: Fitoren dhe rikthimin e madh të LDK-së e bën secili nga ne

Autori: Gazeta inFokus 21:17 | 28 July 2021

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku gjatë ditës ka pasur diskutime me kandidatët për kryetarë komunash, dhe kryetarët e Degëve të LDK-së në qytetet e Kosovës.

Përmes një njoftimi thuhet se “vullneti dhe vizioni për fitore dhe rikthimin e madh të LDK-së është pika që na bashkon, e na bën që t’i dëgjojmë të gjitha problemet ditore që kanë qytetarët tonë”.

“LDK e ka potencialin intelektual dhe programor që t’i jap zgjidhje çdo sfide, çdo qyteti apo fshati ku jetojnë qytetarët e Kosovës. Padyshim që fitoren dhe rikthimin e madh të LDK-së e bën secili nga ne, me angazhimin tonë të përditshëm e të pandalshëm. Na priftë e mbara”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

-Advertisement-

Ndryshe zgjedhjet lokale do të mbahen më 18 tetor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera