Lajme

​Abdixhiku takon bizneset: “Rruga e re” po merr mbështetje gjithandej

Autori: Gazeta inFokus 20:10 | 27 July 2023

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se “Rruga e re” e LDK-së po merr mbështetje gjithandej.

Pas takimit me përfaqësues të bizneseve të enjten, Abdixhiku tha se mori mbështetjen e tyre për drejtimin e Kosovës në rrugën e stabilitetit politik dhe zhvillimor të Kosovës.

Ai tha se në takim me të ishin rreth 80 për qind e ekonomisë së Kosovës, të cilët sipas tij meritojnë mbështetje më të madhe politike.

-Advertisement-

“Natyrisht me prezencën e tyre, ishte një takim i jashtëzakonshëm por edhe me pikëpamje. Për neve është e rëndësishme të ndajmë mendime të njëjta. Më pas veprimi politik ose jo është më pak i rëndësishëm. Sa më shumë njerëz që besojnë se rruga e Kosovës është rrugë euroatlantike jo ajo e polarizimit, por e afrimit me aleatët tanë ku flasim për ekonomi, punësim aq më mirë do të bëhet Kosova. ‘Rruga e re’ e LDK-së po merr mbështetje gjithandej. Kjo është takim i katërt i fazës së parë dhe do të vazhdojmë edhe me fazat e ardhshme”, tha ai.

Lideri i LDK-së tha se bizneset shfaqën brengën për gjendjen politike dhe gjuhës linçuese të qeverisë karshi tyre.

“Nevojën e një fokusi më të madh zhvillimor në vend. Po ashtu edhe brengës që e kanë rreth gjendjes politike ndaj tyre. Gjuha linçuese ndaj bizneseve kosovare, gjuha atakuese kryesisht dhe jo rrallë herë nga ministrat janë brenga për ata. Ata kanë interes që të marrin vëmendje politike, ne kemi interes të marrim mendimet e tyre. Bashkërisht ne do të bëjmë këtë rrugën e re përpara”, shtoi Abdixhiku.

Ai kritikoi kryeministrin Kurti se nuk ka konsultuar bizneset as për rritjen e pagës minimale.

Kryetari i LDK-së, Lumir Adbixhiku, është takuar më parë edhe me opinionistë, gazetarë, organizata të shoqërisë civile, dhe ligjërues universitarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera