Abdixhiku: Takimi me amerikanët i jep qetësi LDK-së për kufijtë
Autori: Gazeta inFokus 21:21 | 28 February 2019
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka thënë se takimi i sotshëm me zyrtarët amerikanë i jep qetësi këtij subjekti politik për kufijtë e Kosovës, përcjell inFokus.
Abdixhiku, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, duke folur për takimin që kanë pasur me zyrtarët amerikanë ka thënë se janë dakorduar që disa gjëra nga ky takim të mbesin brenda diskutimit të brendshëm por thotë se në vija të trasha takimi i sotshëm i jep qetësi LDK-së në report me kufijtë e Kosovës.
“Por jemi të shqetësuar sa i përket relacioneve me aleatin kryesor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës…Kosova nuk e ka luksin të ketë gjendjen e tanishme politike. Është e paimagjinueshme që në momentet më historike, Kosova të mos ketë në krahë aleatin më të çmueshëm, Amerikën”.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se për SHBA-në, asnjë marrëveshje e njëanshme nuk është e pranueshme për ata.
“Rrjedhimisht nuk mund të ketë vendosje unilaterale e kufirit në dëm të Kosovës. Në momentet që pala kosovare është e vetëdijshme për pasojat dhe vendos ta refuzojë këtë kufi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë me Kosovën”.
Sipas Abdixhikut është pozitive që administrata e SHBA ka interes për Kosovën, pasi për ne nuk është në interes një administratë amerikane që nuk merret me Kosovën.
“Problemin Kosova e ka brenda… Institucionet tona kanë krijuar një kaos përfaqësues ndërkombëtar. Kemi një President që flet për territor dhe propozon një ridefinim të kufijve të njohur ndërkombëtarë dhe kemi një Kryeministër që vë në dyshim raportet me SHBA-në”, tha ndër të tjera Lumir Abdixhiku.
Të tjera
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...
-
Deputeti i VV-së: Kosova do të anëtarësohet në KiE, Asociacioni s’do të bëhet në maj
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, është shprehur i bindur se K...
-
Sot Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale
Sot në të gjithë botën shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale, me aktivitete ...
-
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës mund të jetë në rrezik nga infektimi...
-
DASH goditi rëndë ‘strukturat ilegale serbe’ dhe Listën Serbe në Raport, shpjegojnë si “qeveria serbe i shfrytëzon për ndikim”
Serbia – qeveria e saj – vazhdon të përdorë ‘strukturat ilegale serbe’ për të...