Abdixhiku: Shkarkim i vonshëm, ishte interes i mafisë energjetike që Blloku A5 i KEK-ut të mos prodhonte rrymë

Autori: Gazeta inFokus
20:12 | 19 April 2023
Pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, nën dyshimin për abuzime, ka reaguar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Abdixhiku ka thënë se shkarkimi i Krasniqit, është i vonshëm. Ai ka deklaruar se qeveria ka përgjegjësi politike për mbrojtjen dhe lejimin e përfitimeve milionëshe, siç ka shkruar ai, të mafisë energjetike.
“Tani shkarkimi është i vonshëm. Përgjegjësia politike për vendosjen, mbrojtjen dhe lejimin e përfitimeve milionëshe të mafisë energjetike është domosdoshmëri. Kjo përgjegjësi ka adresë vet Qeverinë”, ka shkruar kryetari i LDK-së, transmeton Gazeta Express.
Abdixhiku edhe mos-funksionimin e Bllokut A5 të KEK-ut e ka lidhur me interesat e “mafisë energjetike”.
“Blloku A5 i KEK-ut është jashtë funksionit tash e 10 muaj. Mirëmbajtja e thjeshtë e tij s’do të merrte kohë më shumë se dy. Ishte interes i mafisë energjetike që ky Bllok të mos prodhonte rrymë. Sepse, për aq kohë sa ishte jashtë funksionit, Kosova detyrohej të importonte energji. Vetëm gjatë 11 ditëve të para të prillit, Kosova kishte importuar plot 5.4 milion euro rrymë. Nuk ka një biznes tjetër, ku 5.4 milionë euro mund të gjenerohen për vetëm 11 ditë. Mjaftueshëm për të mbuluar 45 mijë pensione, apo ndërtuar 9 çerdhe për fëmijë – të djegura për vetëm 11 ditë!”, ka shkruar ai.
“Kemi kërkuar në vazhdimësi shkarkimin e gjithë udhëheqjes së KEK-ut – militantë partiak të vendosur nga partia në pushtet – pikërisht për shkak të një skandali si ky që kishte nisur nga korriku i vitit 2022. Ata gjetën mbrojtjen vetëm sepse ishin të partisë. Të njëjtit, pas dëmeve milionëshe ndaj vendit, ndodhen sot në pranga të Policisë”, ka shkruar Abdixhiku.
Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU
Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Të tjera
-
FSK realizon garën tradicionale “Ujku Garues”
Në ambientet e kazermës “Ushtarët e NATO-s” në Istog, është realizuar gara tr...
-
64 për qind e grave besojnë se ka ngacmime seksuale në sektorin privat
64 për qind e grave të punësuara në sektorin privat në Kosovë besojnë se ngac...
-
Sulm me granatë dore në shtëpinë e një serbi në Ranilluk
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se orët e para të 22 shtatorit është hedhu...
-
Peci viziton fermerin nga Lipjani që fitoi grant mbi 96 mijë euro
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar fermerin Shukri Konxheli nga Te...
-
Leposaviq: Vetura me ngasës serb hyn në Kosovë duke shmangur pikëkalimin e rregulltë kufitar
Në Leposaviq është ndaluar një veturë me targa të huaja me ngasës serb, pasi ...
-
Çeku: Brenda pesë viteve, do të ndërtohen e rinovohen 27 stadiume
Brenda pesë viteve të ardhshme në Kosovë planifikohet të ndërtohen dhe rinovo...
-
Ferizaj: E sulmoi policen, arrestohet një grua
Është arrestuar një grua në Ferizaj, pasi e njëjta e kishte sulmuar një zyrta...
-
Arrestohet gjilanasi, e shantazhonte një grua për publikimin e videove intime
Një grua ka raportuar në polici se po shantazhohet nga disa persona në rrjete...
-
Grabitet një punëtor i një poste të shpejtë në Pejë, iu vodh çanta me rreth 2 mijë euro në të
Është grabitur një punëtor i një postë të shpejtë në Pejë, i cili ka raportua...
-
4 miliardë e 729 milionë, vlera e kredive nëpër banka
4 miliardë e 729.6 milionë është vlera e kredive të kosovarëve nëpër bankat k...
-
Incidenti i së martës në Rahovec: Vdes njëri nga dy të plagosurit
Ka vdekur njëri nga dy të plagosurit në Rahovec të cilët u qëlluan me armë zj...
-
Subvencionimi për pajisje efiçiente për ngrohje, detaje se si mund të aplikojnë qytetarët
Më 22 shtator, Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se ka hapur thirrjen publike...