Lajme

Abdixhiku: Rikthimi i madh i LDK-së është i pashmangshëm

Autori: Gazeta inFokus 19:07 | 22 October 2022

“Rikthimi i madh i LDK-së është i pashmangshëm”.

Kështu deklaroi të shtunën kryteari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, gjatë një takimi me struktura e qytetarë të Komunës së Deçanit.

Ai theksoi se po bëhet punë e palodhshme nga strukturat e partisë; në nivel qendror e lokal, ku siç tha, entuziazmi dhe vullneti për punë i njerëzve është dëshmi se rikthimi duhet të ndodhë.

-Advertisement-

“LDK-ja prej se ka filluar hartimin e programit të saj; ka mbajtur takime fillimisht me grupe ekspertëve dhe pastaj ka vazhduar aktivitetin e saj në terren. Po takojmë qytetarë të shumtë; punëtorë, ndërmarrës, biznese e grupe interesi për t’i dëgjuar nga afër problemet dhe sfidat e tyre të cilave do tu japim zgjidhje përmes platformës tonë e cila si burim ka zërin qytetar; ndërsa kjo platformë do ta ketë programin më përmbajtësor që Kosova ka patur ndonjëherë”, u shpreh Abdixhiku.

Ai tha se LDK ka hapur dyert për profile të reja, njerëz profesionistë të jashtëzakonshëm të cilët çdo ditë po shprehin interesim për të kontribuar për zhvillimin e vendit përmes platformës së LDK-së, e cila “padyshim do të jetë oferta më e mirë për qeverisje”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera