Lajme

Abdixhiku reagon pas vendimit të Kushtetueses: Masë tjetër, bllokadë tjetër, padituria e tyre po na kushton

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 05 Shtator 2025

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për masë të përkohshme që ndalon çdo veprim të deputetëve dhe procedurë për formimin e qeverisë.

Ai tha se vendi po hyn në një tjetër bllokadë për shkak të popullizmit dhe interesave partiake.

“Masë tjetër, bllokadë tjetër. Padituria kushton. Ja ku na ka sjellë popullizmi. Një shtet i tërë i bllokuar, për një pozitë të parëndësishme partiake në Kuvendin e Kosovës. Edhe 30 ditë të tjera të humbura – minimalisht. Tridhjetë ditë të tjera pa institucione funksionale, pa ligje që bëhen, pa projekte që ecin”, ka shkruar Abdixhiku.

-Advertisement-

Ai shtoi se bllokimi i institucioneve për interesa të ngushta partiake e dëmton rëndë shtetin dhe se LDK ka qëndruar e saktë në çdo pozicion politik që nga shkurti e deri më sot.

“Kështu ndodh kur shkatërruesit e shtetit, shkelësit e 48 herë Kushtetutës rresht, nuk kanë për synim atdheun, por kauzën elektorale për një votë a dy. LDK është e saktë sepse e kupton shtetin. Çdo pozicion i ynë politik ka pasur kuptim shtetar e kushtetues. Përballja me popullizmin nuk është e lehtë, por është pa alternativë. Besimi ynë në Republikë e demokraci do të na udhëheqë”, tha ai.

Kreu i LDK-së përfundoi reagimin e tij me një mesazh të qartë politik:
“Koha e shkatërruesve të shtetit duhet të mbarojë. Koha e shkatërruesve të shtetit po mbaron”./Gazeta Infokus

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy