Lajme

Abdixhiku: Rasti tragjik në lumin Lepenc na tronditi të gjithëve

Autori: Gazeta inFokus 21:55 | 18 June 2023

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ngushëllon familjet Pacolli dhe Visoka me rastin e aksidentit tragjik në lumin Lepenc.

“Rasti tragjik në lumin Lepenc na tronditi të gjithëve. Në këto çaste të rënda në emrin tim dhe të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të thella familjeve Pacolli dhe Visoka, si dhe shërim sa më të shpejtë dhe të plotë Shkëlqimit i cili mbijetoi nga ky aksident i rëndë.

Shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës, të gjitha ekipeve të shpëtimit nga Maqedonia e Veriut si dhe Republikës tonë dhe të gjithë vullnetarëve të cilët nuk u ndalën së punuari deri në gjetjen e trupave.”

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera