Lajme

Abdixhiku pyet Kurtin: Marrëveshja e pranuar nga ju në parim a e ka njohjen e ndërsjellë në qendër të saj?

Autori: Gazeta inFokus 11:46 | 09 February 2023

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë seancës së sotme, ka folur për disa dokumente, që thotë se ia kishte dorëzuar kryeministri Kurti.

Ai tha se në takimin e dytë, Kurti ia kishte dhënë një dokument që nuk përmbante njohjen reciproke.

“Kapitulli i parë parashihte njohjen reciproke me Serbinë. Kapitulli i dytë krimet e luftës të zhdukurit, në kapitullin e pestë thuhej se do të bëhej rikonsiderimi i marrëveshjeve të arritura në Bruksel. Në një takim tjetër të zhvilluar në zyrën e tij, disa muaj më vonë, kryeministri më kishte dorëzuar një dokument dy-faqësh i njohur si propozimi franko-gjerman, ai propozim nuk përmbante marrëveshjen finale dhe ishte larg dokumentit që ma kishte propozuar Kurti në takimin e parë”, ka deklaruar Abdixhiku.

-Advertisement-

Ai ka drejtuar katër pyetje ndaj Kurtit.

“Se edhe ashtu ai nuk i raporton këtij Kuvendi. I kam 4 pyetje për kryeministrin për ta kuptuar se çka ka nënshkruar ai. Në marrëveshjen e pranuar nga ju në parim a bëhet fjalë për marrëveshje përfundimtare ligjërisht të obligueshme apo për marrëveshje bazë? Marrëveshja e pranuar nga ju në parim a e ka njohjen e ndërsjellë në qendër të saj? Marrëveshja e pranuar nga ju në parim a i ka elementet e platformës suaj që na i prezantuat në gusht të 2022-tës? -Marrëveshja e pranuar nga ju në parim a e parasheh rikonsiderimin e marrëveshjeve paraprake apo implementimin e të gjitha marrëveshjeve pa dallim? Na trego se çfarë elementesh ka produkti juaj përfundimtar në këtë proces të udhëhequr nga ju”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera