Lajme

Abdixhiku: Programi politik ‘Rruga e Re’ po merr formë

Autori: Gazeta inFokus 17:29 | 06 September 2023

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku thotë se programi politik “Rruga e Re”, është duke marrur formë, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se ky program me mbi 30 kapituj do të ofrojë alternativat tona për zhvillim në cdo sektor.

“Mbi të gjitha, ky program me mbi 30 kapituj, do të ofrojë alternativat tona për zhvillim në çdo sektor. Si program zhvillimor, puro zhvillimor, i mbështetur në ideologjinë e qendrës së djathtë, ‘Rruga e Re’ do të ofrojë jo vetëm projekte e nisma të mëdha, por dhe ide të domosdoshme të formësimit tonë shtetëror në dekadën në vijim. Për këtë jemi entuziastë të gjithë”, ka shkruar Abdixhiku.

-Advertisement-

Ndryshe ai ka shtuar se është koha të bëjmë kapërcimin e madh dhe në politikë dhe në diskutim e ku “Rruga e Re”, është zgjidhja.

“Cinizmin e cinikët, në thatësinë e mendimeve, do t’i lëmë në një anë. S’kemi kohë të humbasim. Është koha të flasim për ide e projekte konkrete. Është koha të bëjmë kapërcimin e madh dhe në politikë dhe në diskutime publike jashta saj. Urrejtja e popullizmit s’dallon fundja nga cinizmi. Të dyja janë boshe – e kjo shoqëri mundet më shumë se kaq. ‘Rruga e Re’ është zgjidhja”, ka shkruar tutje Abdixhiku./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera