Lajme

Abdixhiku pret në zyrë shefin e BE-së, e njofton për qëndrimin e LDK-së mbi procesin e dialogut

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 22 March 2023

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot e ka pritur në zyrë shefin e zyrës së BE-së, Tomas Szunyog.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, përmes një postimi në Facebook,

Halimi ka thënë se Abdixhiku e ka njoftuar ambasadorin Szunyog “për qëndrimet e LDK-së mbi procesin e dialogut”.

-Advertisement-

Në këtë takim janë diskutuar “reforma zgjedhore dhe konsensusin partiak që duhet të arrihet; Kontributi i çmueshëm i LDK-së në procesin e Vetingut si dhe për zhvillimet e tjera në Kuvendin e Kosovës”.

“Bashkë me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kolegët kemi pritur sot në takim SH.T shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, ambasadorin Tomas Szunyog. Gjatë takimit kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Szunyog për qëndrimet e LDK-së mbi procesin e dialogut. Në vazhdën e temave të diskutuara ishin edhe reforma zgjedhore dhe konsensusin partiak që duhet të arrihet; Kontributi i çmueshëm i LDK-së në procesin e Vetingut si dhe për zhvillimet e tjera në Kuvendin e Kosovës. Kryetari Abdixhiku falënderoj ambasadorin Szunyog për rolin mbështetës të Bashkimit Evropian ndaj Republikës së Kosovës dhe reformave të ndryshme të ndërmarra në partneritet me asistencën e BE-së”, ka shkruar Halimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera