Lajme

Abdixhiku premton për 40 ditë ta ndërtoj rrugën ku dështoi Pal Lekaj

Autori: Gazeta inFokus 17:56 | 21 May 2020

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit Lumir Abdixiku është zotuar që do ta përfundojë për 40 ditë punimet në përpjetën e Veternikut, e që sipas tij ka mbi 2 vite që nuk është bërë asnjë punim, raporton “Front Online”.

“Kjo përpjetēze e Veternikut ka 2 vite që s’sheh punëtorë. Përveç rrezikut e shëmtisë së rrugës më të frekuentuar në vend, në Kryeqyet, ajo simbolizon neglizhencën. 40 ditë është koha që do ta përfundojmë. Muri do të ndërtohet, shpati do të përforcohet, rruga do të shtrohet – deri në sinjalistikë. Do të punohet ditën, do të punohet natën, e diku rreth 1 korrikut do ta kemi rrugën e hapur. 40 ditë. Dita e parë nisi sot”, ka shkruar Abdixhiku në një postim në “facebook”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera