Abdixhiku: Pranimi i marrëveshjes së njëjtë pas gjithë dramës populiste të shkaktuar, tregon joseriozitet

Autori: Gazeta inFokus
10:37 | 24 November 2022
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vlerësuar dakordimin e mbrëmshëm, të arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së dhe më mbështetjen e ShBA-ve, shkruan Gazeta Infokus.
Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se rruga e vetme që garanton suksesin e Kosovës është bashkërendimi i ngushtë dhe i përhershëm me partnerët strategjikë, në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Lidhja Demokratike e Kosovës e vlerëson dakordimin e mbrëmshëm, të arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së dhe më mbështetjen e ShBA-ve. Siç edhe kemi theksuar në vazhdimësi, rruga e vetme që garanton suksesin e Kosovës është bashkërendimi i ngushtë dhe i përhershëm me partnerët strategjikë, në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për Kosovën dhe të ardhmen euroatlantike të saj, stabiliteti politik dhe siguria janë parakushte esenciale, ndërsa bashkëpunimi i përgjegjshëm ndërkombëtar garanton shtyrjen përpara të interesave nacionale të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku.
Mirëpo ai ka shtuar se partia e tij e ka parë si tërësisht të panevojshme dhe të dëmshme gjithë dramën populliste të krijuar nga institucionet kryesore të vendit gjatë ditëve dhe javëve të fundit.
“LDK-ja e ka parë si tërësisht të panevojshme dhe të dëmshme gjithë dramën populliste të krijuar nga institucionet kryesore të vendit gjatë ditëve dhe javëve të fundit. Kthimi dhe pranimi i marrëveshjes së njëjtë, pas gjithë dramës së shkaktuar, tregon joseriozitetin e drejtuesve aktualë të shtetit në përballje me përgjegjësitë e larta shtetërore. Kjo sjellje, përveç se ka lënduar marrëdhëniet e Kosovës me institucionet ndërkombëtare dhe shtetet mike, për të cilat Kosova ka nevojë, ka bllokuar dhe proceset kryesore integruese të vendit”, ka shkruar tutje Abdixhiku./Gazeta Infokus/
Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:
Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU
Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Të tjera
-
Presioni ndaj serbëve që punojnë në institucionet e Kosovës – granata dore ndaj nënkryetarit të Ranillukës dhe dy zyrtarëve të tjerë
Presioni ndaj serbëve të Kosovës po vazhdon dhe vetëm brenda natës në fshatin...
-
3 mijë euro gjobë ndaj policit të akuzuar për keqtrajtim gjatë detyrës, tjetra lirohet nga akuza
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Rrustem Mehm...
-
FSK realizon garën tradicionale “Ujku Garues”
Në ambientet e kazermës “Ushtarët e NATO-s” në Istog, është realizuar gara tr...
-
64 për qind e grave besojnë se ka ngacmime seksuale në sektorin privat
64 për qind e grave të punësuara në sektorin privat në Kosovë besojnë se ngac...
-
Sulm me granatë dore në shtëpinë e një serbi në Ranilluk
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se orët e para të 22 shtatorit është hedhu...
-
Peci viziton fermerin nga Lipjani që fitoi grant mbi 96 mijë euro
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar fermerin Shukri Konxheli nga Te...
-
Leposaviq: Vetura me ngasës serb hyn në Kosovë duke shmangur pikëkalimin e rregulltë kufitar
Në Leposaviq është ndaluar një veturë me targa të huaja me ngasës serb, pasi ...
-
Çeku: Brenda pesë viteve, do të ndërtohen e rinovohen 27 stadiume
Brenda pesë viteve të ardhshme në Kosovë planifikohet të ndërtohen dhe rinovo...
-
Ferizaj: E sulmoi policen, arrestohet një grua
Është arrestuar një grua në Ferizaj, pasi e njëjta e kishte sulmuar një zyrta...
-
Arrestohet gjilanasi, e shantazhonte një grua për publikimin e videove intime
Një grua ka raportuar në polici se po shantazhohet nga disa persona në rrjete...
-
Grabitet një punëtor i një poste të shpejtë në Pejë, iu vodh çanta me rreth 2 mijë euro në të
Është grabitur një punëtor i një postë të shpejtë në Pejë, i cili ka raportua...
-
4 miliardë e 729 milionë, vlera e kredive nëpër banka
4 miliardë e 729.6 milionë është vlera e kredive të kosovarëve nëpër bankat k...